Arrestohet kreu i Gjykatës Supreme ukrainase nën dyshime për korrupsion

Një prokuror në Zyrën e Prokurorisë kundër korrupsionit të Ukrainës ka bërë të ditur është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në ryshfet

Kryetari i Gjykatës Supreme të Ukrainës, Vsevolod Kniaziev

Është arrestuar kreu i Gjykatës Supreme të shtetit ukrainas nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në një rast të ryshfetit prej 2.7 milionë dollarësh.

Këtë e ka bërë të ditur Oleksandr Omelchenko, prokuror në Zyrën e Prokurorisë kundër korrupsionit të Ukrainës.

“Kreu i Gjykatës Supreme është arrestuar”, tha  ai.

Omelchenko tha se dy persona, përfshirë shefin e gjykatës, Vsevolod Kniaziev, janë arrestuar si pjesë e hetimit, por refuzoi që të identifikojë personin e dytë.

“Ky është rasti më i madh ndonjëherë” që përfshin gjyqësorin, tha kreu i Byrosë kombëtare kundër korrupsionit të Ukrainës, Seman Kryvonos.

Ky i fundit tha se një grup i gjyqtarëve brenda Gjykatës Supreme, që ishin pjesë e hetimit, janë cilësuar se i përkisnin një “grupi kriminal”.

Zyrtarët kundër korrupsionit thanë se miliarderi ukrainas, Kostiantyn Zhevago, u kishte dhënë ryshfet zyrtarëve gjyqësorë dhe një firmë ligjore kishte vepruar si ndërmjetësues.

Zyrtarët ukrainas thanë se Zhevago kishte transferuar 2.7 milionë dollarë tek avokatët, prej të cilave 1.8 milionë dollarë u ishin dhënë gjykatësve të Gjykatës Supreme dhe 900.000 avokatëve për “shërbimet e tyre si ndërmjetësues”.

Ata thanë se Zhevago kishte dashur që ta korruptonte gjykatën që ajo të merrte vendim që t’i lejohej të mbante kontrollin e aksioneve që kishte te një kompani minerare, pasi Zhevago kishte mosmarrëveshje me ish-hisedarët e kompanisë.

Zhevago, ish-deputet në Parlamentin ukrainas, aktualisht gjendet në Francë dhe Kievi dhe po tenton që ta ekstradojë atë, raporton REL.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, ai u arrestua në Francë nën dyshimet për pastrim parash dhe keqpërdorim fondesh të lidhura me një biznes bankar në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika