Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

Mediat në Malit të Zi kanë raportuar gjatë se mërkurës se është arrestuar njëri prej krerëve të klanit kriminal “Dreshaj” nga Tuzi, Viktor Dreshaj. Gjithashtu janë arrestuar dhe 17 të tjerë, ndër ta edhe Vaso Uliq nga Podgorica, Marikono Preeviq, Petar Miranoviq dhe Vukan Çokoviq.

Ky aksion i Prokurorisë Speciale malazeze u realizua falë bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit.

Siç raporton “Vijesti” thuhet se Dreshaj kanë qenë i përfshirë në “kontrabandë kokaine, por aktiviteti primar i tyre është kontrabanda e marijuanës, duhanit dhe produkteve të duhanit”.

Të arrestuarit akuzohen se kanë tentuar të kontrabandojnë rreth dy tonë e gjysmë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika