Arrestohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar kryetarin e Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Kjo ka ndodhur pas përfundimit të protestës së veteranëve, pjesë e së cilës ishte edhe kryetari i PSD-së.

Në momentin e arrestimit të Molliqajt është parë anëtarja e PSD-së, Natyra Kuqi, e cila u përplas me policët e Kosovës, duke tentuar që ta ndalojë arrestimin e tij.

Ndërkaq, pas arrestimit të kryetarit të PSD-së, janë arrestuar edhe dy përfaqësuesit të tjerë të kësaj partie, Zgjim Hyseni dhe Frashër Kransiqi, për të cilët ende nuk dihet arsyeja e arrestimit.

Ditë më parë, për Molliqajn ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për shkak se ai nuk ishte paraqitur në gjykatë, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja Vlora Pacolli-Rexhepi kishte thënë se urdhërarresti për të do të jetë aktiv një vjet.

Në seancë kishte munguar  edhe i dëmtuari Haki Abazi, për të cilin gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi tha se gjykata ka pranuar një parashtresë, përmes së cilës, i njëjti, ka njoftuar se është i angazhuar jashtë vendit.

Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pas një përleshjeje fizike që kishte ndodhur në mes tyre, në një debat të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika