Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, i cili në “TikTok” pretendonte se është mjek popullor

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike dhe mashtrimit

Ilustrim

Është arrestuar Nazmi Mulaku, i cili në rrjetet e tij sociale pretendonte se është një mjek popullor dhe se shëron disa sëmundje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i arrestuar është edhe një person tjetër, me inicialet P.I., nën dyshimin se së bashku me Nazmi Mulaku-n kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“, dhe “Mashtrimi”.

“Mitrovicë, 16 korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje 48 orë, dhe gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Mitrovicë do t’i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok” si Nazmi Bio Mulaku, publikonte vazhdimisht video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni, ankthi e të tjerë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika