Arrestohet në Kosovë 29-vjeçari nga Shkodra, i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Operacioni policor i koduar "Pengmarrja", tashmë i finalizuar u bë mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj së Kosovës. Përmes këtij operacioni policor u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar në Kosovë, Aldo Majnishta 29 vjeçar nga Shkodra, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Foto ilustrim

Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pengmarrje”, dhe kanë arritur të arrestojnë në Kosovë 29-vjeçarin Aldo Majnishta, i lindur në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shqipërisë njofton se në bazë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së në Kosovë, u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër”, njofton Policia e Shqipërisë.

Policia njofton se i arrestuari në momentin e kapjes ka paraqitur pranë institucioneve kosovare dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me institucionet kosovare, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

Në njoftimin e Policisë së Shqipërisë thuhet se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P.

“Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika