Arrestohet në Leposaviq ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, kërkohej tash e dy vjet

Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani ka bërë të ditur se policia me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë, e ka kërkuar të dyshuarin që nga viti 2021. I njëjti akuzohet për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, nacionalitet serb, në Leposaviq, pas dy vitesh në kërkim nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

I njëjti akuzohet për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Akuza ndaj tij për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur në vitin 2020, por policia me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë e ka kërkuar që nga viti 2021. Është i nacionalitetit serb”, ka thënë Dukagjini.

Pas arrestimit, ish-zyrtari policor është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika