Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet gjermane

Vendndodhja e të kërkuarit nga autoritetet gjermane është lokalizuar në një hotel në Prishtinë. Ai është arrestuar dhe mësohet se është me shtetësi jordaneze dhe gjermane

Ilustrim

Policia e Kosovës ka pranuar një kërkesë për bashkëpunim nga Gjermania, ku kërkohej bashkëpunim në ndalimin e një personi të dyshuar për autoritetet gjermane.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari që tashmë është arrestuar ishte me shtetësi jordaneze dhe gjermane.

Vendndodhja e të dyshuarit ishte lokalizuar në një hotel në Prishtinë.

“I dyshuari mashkull është arrestuar dhe është gjetur se ai posedon dy palë dokumente (jordaneze e gjermane), por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën në njërin dokument figuronte si 26 vjeçar e në tjetrin 23 vjeçar. Hetuesit policorë të dyshuarin e kanë shoqëruar në zyre të FAST Kosova për të vazhduar me procedurat e parapara në raste të tilla”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore të Departamentit të Përgjithshëm në Prishtinë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika