Një person është arrestuar, pasi dyshohet se e ka kryer veprën “dhunimi” ndaj një të miture.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovar-e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.