Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve dhe përgatitje të veprave terroriste

Foto ilustruese

Një person është arrestuar në Prishtinë pas një operacioni të Policisë së Kosovës, ku gjatë kontrollit në banesën e tij dhe objektet përcjellëse janë sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë, 269.3 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, një peshore elektronike, një USB, një grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave.

I dyshuari është ndaluar dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti po hetohet nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve dhe përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika