Serbia pretendon se ka arrestuar një ish-ushtar të UÇK-së

Shteti serb pretendon se ka arrestuar një ish-ushtarë të UÇK-së në pikëkalimin kufitar Horgosh

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë arrestuar sot(e shtune) një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, ka deklaruar se arrestimi i kinse “të dyshuarit” ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh.

Sipas gazetës serbe “Danas”, M.I. është i dyshuar për krime lufte, kundër nacionalitetit serb në Prishtinë gjatë vitit 1999.

Sipas tyre, “I dyshuari” thuhet se është dërguar në masën e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me arrestimin e M.I, Dukagjini ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika