Arrestohet nënshtetasi holandez, sulmoi policët në Malishevë

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi holandeze pasi ai kishte një urdhërarrest nga gjykata. Përgjatë arrestimit të tij, ai kishte sulmuar dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës

Zyrtarët policorë janë sulmuar nga një person me nënshtetësi holandeze në Malishevë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se ai kishte një urdhërarrest nga gjykata.

Ai përgjatë arrestimit të tij kishte sulmuar dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Skenderbeu, Malishevë 11.08.2022-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi holandeze pasi ai kishte urdhërarrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika