Arrestohet një 24-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se përfitoi ilegalisht 35 mijë euro nga kompania ku punonte

Një 24-vjeçar është arrestuar të mërkurën, nën dyshimin se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 35 mijë euro nga kompania private ku punonte

Një i dyshuar, E.Q. 24-vjeçar, i cili kishte një pozitë menaxheriale në një kompani private, është arrestuar nën dyshimin se ka bërë përfitim personal në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari në Ferizaj në muajt janar – mars të vitit 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktivë, për vete të përfitojë ilegalisht një shumë të hollash në vlerë 35 mijë euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai punonte.

“Më këto veprime,  i dyshuari E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“  nga neni 284 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

24-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika