Arrestohet një 25-vjeçar – tentoi të futet me dhunë në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 25-vjeçarin në Ferizaj, i cili kishte tentuar të futet me dhunë në banesën e ish-bashkëshortes së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 3 janarit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

“Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin G.SH (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili duke tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R ( F/K) e moshës 23 vjeçare, i kishte shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje, Policia njofton se viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Më tej bëhet e ditur se policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin e policisë në Ferizaj, dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika