Arrestohet një 50-vjeçar për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Suharekë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, ndërsa policia ka konfiskuar armë dhe fishekë të ndryshëm

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar një 50-vjeçar me inicialet N.G., nga fshati Duhel, për armëmbajtje pa leje dhe për një rast të dhunës në familje.

Gjatë kontrolleve, policia ka konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike, një pistoletë, dhjetë fishekë të kalibrit 7.62, tre fishekë të kalibrit 7.65, dhe një karikator të pistoletës.

Sipas njoftimit të policisë, N.G. është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe do t’i ngrihen akuzat për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika