Arrestohet një 65-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se tentoi ta vriste djalin e tij

Një burrë 65-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë të birin të enjten në fshatin Bardhosh të Prishtinës

Policia e Kosovës

Të enjten e 12 janarit një burrë 65-vjeçar është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës nën dyshimin për tentimvrasje.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima në këtë rast është djali i 65-vjeçarit, raporton Kallxo.com

Sipas njoftimit të Policisë, babai ka tentuar të vrasë të birin duke e goditur me mjet të fortë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Dje rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën (mashkull) me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor,  ndërkohë për këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar mashkull 65 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika