Arrestohet një burrë, dyshohet se theri me thikë një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një grua

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore nën dyshimin se ka therur me thikë një grua.

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa më pas është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast në polici është hapur si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka therë me thikë viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika