Gjatë kësaj të diele, është arrestuar një burrë në Ferizaj, i cili dyshohet se ka dhunuar një 26-vjeçare në një motel të magjistales Prishtinë-Ferizaj.
Rastin për potalin Dukagjini e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Ndërkaq, i dyshuari është denoncuar nga ana e viktimës, dhe ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“I dyshuar është ndaluar me vendim të prokurorit”, ka thënë Jashari, derisa ka shtuar se rasti ka nisur të hetohet në drejtim të vepres penale “Dhunimi”.