Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht dy gra.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur para tre ditësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.