Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore pasi që nuk ka pranuar të kthehet në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.