Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe i ka përpunuar dhe ka bërë suxhuk

Ilustrim

Është arrestuar një burrë në Pejë, ai dyshohet se ka grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj i ka përpunuar dhe ka bërë suxhuk.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.

Me vendim të inspektorëve të AUV-it, malli është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PRODHIM DHE VËNIE NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Fsh. Sigë, Pejë 20.10.2023-10:30. Njësitet e DHKEK-së kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar duke përfunduar si suxhuk. Gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi. Me vendim të inspektorëve të AUV-it, malli është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika