Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 20:00 dhe në raportin 24-orësh është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte keqtrajtuar dhe rrahur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.