Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se pranoi ryshfet nga një grua për marrjen e patent shoferit

Një burrë është arrestuar në Prishtinë për pranim ryshfeti, pasi dyshohet se ka marrë para nga një grua për të ndihmuar në marrjen e patent shoferit

Policia e Kosovës

Një burrë është arrestuar të dielën në Prishtinë, nën dyshimin se ka pranuar ryshfet nga një grua për marrjen e patent shoferit.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  30.09.2024, NN.  Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veçanta ka arrit të siguroj prova relevante të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmoj viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentë shoferit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Të fundit nga rubrika