Arrestohet një burrë pasi goditi me veturë tre persona e u largua nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se më 17 mars kishte goditur me veturë tre persona dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën e 19 marsit në Isniq të Deçanit ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se më 17 mars kishte goditur me veturë tre persona dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur  ka goditur me veturë  tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Viktimat thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika