Arrestohet një burrë për detyrim, dyshohet se kërkoi 280 mijë euro nga një person

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar se ka kryer veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje” në fshatin Rugovë në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se ka kërkuar nga një person tjetër t’ia paguajë 280 mijë euro dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë automatike, një pistoletë dhe mbi 100 fishekë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280.000 €. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika