Arrestohet një gjerman në Lipjan, kërkohej nga INTERPOL-i për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës në Lipjan, pasi ishte në kërkim nga INTERPOL-i si i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Njësia FAST-ILECU e Policisë së Kosovës ka arrestuar një shtetas gjerman i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i për akuzat e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.

Siç ka njoftuar Policia, bashkëpunimi i ngushtë dhe koordinimi me agjencitë e sigurisë të shteteve aleate ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në Lipjan të mërkurën rreth orës 11:50.

Pas operacionit të suksesshëm, i dyshuari është dërguar para organeve të drejtësisë.

“Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale). I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”, thuhet në njoftim.

Zyra e INTERPOL-it në Gjermani kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar kundër shtetasit gjerman.

“Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, sot më 02.08.2023, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania”, thuhet tutje në njoftim të Policisë.

Me një akt-vendim nga Prokuroria ai do të mbahet në paraburgim për një periudhë prej 48 orësh.

Ndërsa, siç thuhet në njoftimin e Policisë, hetimet e mëtejshme do të vazhdojnë dhe në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika