Arrestohet një grua e dyshuar për dhënie të ndihmës pas plagosjes së trefishtë në Pejë

Në Pejë, një grua është arrestuar si e dyshuar për ndihmë pas plagosjes së trefishtë

Pamje nga plagosja e trefishtë në Pejë.

Një grua është arrestuar të enjten si e dyshuar për dhënien e ndihmës pas plagosjes së trefishtë në Pejë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të premten, duke konfirmuar edhe arrestimin e të dyshuarit kryesor për plagosjen e tre personave.

“Rr. Bekim Berisha, Pejë  22.05.2024 – 21:25. Më 23.05.2024 është arrestuar një femër kosovare si e dyshuar për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, si dhe një mashkull kosovar për veprën ‘Vrasje e rëndë’ në tentativë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.

Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë, ishte në kërkim nga policia nga mbrëmja e mërkurë.

Arrestimin e tij për portalin Dukagjini e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Njëri nga tre të plagosurit të mërkurën në Pejë është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Klinikën Intensive në QKUK.

Ndërsa, rreth 15 orë pasi i plagosi dy djemtë dhe babain e tyre me revole, 21-vjeçari, Agron Gashi, është arrestuar në një shtëpi në fshatin Ozdrim, vendlindja e tij.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika