Arrestohet një grua në Podujevë, dyshohet se i keqtrajtoi fëmijët e saj

"Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj më 21 janar.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, e njëjta pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika