Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar disa persona për terminë për viza pune në Gjermani

Foto ilustruese

Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka mashtruar disa persona për terminë për viza punë në Gjermani.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ajo dyshohet se e ka kryer veprën penale “mashtrim” nga viti 2023 deri tani.

“Rr. ‘Azem Jashanica’, Prishtinë 2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të termineve për viza pune në Gjermani”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës.

Po ashtu, në zyrën e saj janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme, si dhe dëshmi të tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika