Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Prishtinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar personat zyrtarë.
Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Prishtinë, 29.10.2023-03:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar personat zyrtarë. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e Policisë.