Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Prishtinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policorë.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.