Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se ofroi lokale për prostitucion

Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ofronte lokale për prostitucion

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën më 6 mars është arrestuar një grua e dyshuar për kryerjen e veprës penale të mundësimit apo detyrimit të prostitucionit dhe sigurimit të lokaleve për prostitucion.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar rreth orës 18:30 në një lokal masazhi, nga ku janë sekuestruar një telefon dhe 35 euro.

“Në një lokal masazhi është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka kryer veprën mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion. Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë (35) euro”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika