Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se shantazhoi një burrë me publikimin e fotove

Një grua është arrestuar në Prishtinë për shantazh, pasi kishte kërcënuar një burrë me publikimin e fotografive të tij në këmbim të një shume parash

Një grua është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka shantazhuar një burrë, duke i kërkuar një shumë të madhe parash me kërcënimin për publikimin e disa fotografive të tij.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në muajin prill, ndërsa e dyshuara u arrestua më 16 shtator pas një hetimi nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit zyrtar, incidenti ka ndodhur më 4 prill 2024 në rrugën “UÇK” të Prishtinës.

Viktima, një burrë kosovar, u kërcënua nga e dyshuara, e cila i kërkoi para në këmbim të mospublikimit të fotove komprometuese.

Përmes këtij shantazhi, e dyshuara arriti të sigurojë një shumë të konsiderueshme parash nga viktima.

“SHANTAZH. Rr. UÇK, Prishtinë 04.04.2024 – 20:00.  Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull  kosovar  se do ‘ti publikonte disa foto të tij.  Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash”, thuhet në njoftim të plotë.

Pas arrestimit, gruaja është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika