Arrestohet një i dyshuar në Dragash për plagosjen e ish-vjehrrit të tij

Një i dyshuar është arrestuar për tentim vrasje në Dragash, pasi ka plagosur ish-vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje për divorcin me vajzën e tij. Arma e përdorur është sekuestruar dhe viktima është në trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Prizren

Foto ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar të premten për tentim vrasje me armë zjarri në Dragash.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari ka plagosur ish-vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshjeje rreth procesit të divorcit me vajzën e tij.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma, të cilën dyshohet se e ka përdorur në këtë rast.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën, të cilën dyshohet se është përdorë në këtë rast”, ka thënë Gashi.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën  K Q (ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, ka thënë tutje Gashi.

Ndërsa, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ne QKMF në Dragash dhe më pas i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika