Policia e Kosovës ka realizuar një aksion kundër shpërndarjes së substancave narkotike në qytetin e Gjilanit, ku ka sekuestruar rreth 632 gramë marihuanë dhe një peshore për matje.
Pas hetimeve intensive dhe sigurimit të urdhëresës për bastisje, të enjten, njësitet policore kryen kontroll në shtëpinë e një të dyshuari kosovar, i cili akuzohet për shitblerjen e drogës.
Substanca narkotike ishte e ndarë në porcione të gatshme për shitje.
Në koordinim me Prokurorinë kompetente, të dyshuarit iu caktua masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti do të procedohet tutje për “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës.