Është arrestuar një person në Prizren sepse dyshohet se bashkëjetoi me një të mitur.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari këtë e ka bërë në muajin korrik.
“Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Prizren Korrik 2023. Me 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se gjatë muajit-Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.