Arrestohet një i dyshuar në Zubin Potok, kryente gërmime ku ishte e ndaluar nga MMPHI-ja

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Zupçë të Zubin Potokut, pasi është hasur me ekskavator duke kryer gërmime. Policia njoftoi se ky veprim i të dyshuarit është bërë përkundër aktvendimit të inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të mos ushtrohet aktivitet në atë zonë

Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar në fshatin Zupçë të Zubin Potokut, pasi është hasur me ekskavator duke kryer gërmime.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari këtë veprim e ka bërë përkundër aktvendimit të inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të mos ushtrohet aktivitet në atë zonë.

Fsh. Zupçë, Zubin Potok 30.11.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur me ekskavator duke kryer gërmime edhe përkundër aktvendimit të inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor të mos ushtrohet aktivitet në atë zonë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika