Është arrestuar një burrë kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën “Dhunim”.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin me 18.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Dyshohet që i dyshuari të ketë kryer veprën e lartcekur gjatë gushtit të këtij viti.