Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Vushtrri

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “dhunim”, ndaj ish-bashkëshortes së tij

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se nën kërcënimin e armës e ka kryer veprën penale “dhunim”, ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12 shkurt në Vushtrri.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 12.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika