Një person është dërguar në mbajtje pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më tetë janar, në Ferizaj.
Ndërkaq, më 10 janar, i njëjti është arrestuar nga policia.
“Ferizaj 08.01.2024. Me datë 10.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar se me datën e lartcekur ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.