Një person është arrestuar të dielën në Obiliq si i dyshuar për dhunimin e një gruaje.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Obiliq / 22.12.2024 – 11:33. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.