Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një të miture në Podujevë.
Në raportin 24-orësh thuhet se viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.