Mbrëmë, rreth orës 23:30, është raportuar për një rast kanosje në stacionin policor të Lipjanit.
Pas raportimit, policia ka filluar hetimet dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, A.M., një mashkull 41-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për veprat “Kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje.”
Të njëjtit, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 25 fishekë dhe tri thika.