Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë të tre nepalezëve në Jarinjë

Policia e Kosovës bëri me dije se ka arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kontrabandimit me migrantë

Pika kufitare në Jarinje.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kontrabandimit me migrantë.

Sipas raportit zyrtar të policisë, i dyshuari kosovar është ndaluar mbrëmjen e 8 prillit rreth orës 20:00, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë hasur tre shtetas të huaj nga Nepali (dy meshkuj dhe një femër).

Gjatë kontrollit, në veturë është gjetur dhe sekuestruar edhe një rrethatore për fishekë si dhe një telefon celular që dyshohet të ketë qenë i përdorur për veprimtarinë ilegale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa migrantët janë trajtuar nga njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika