Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me mallra

Fotografi nga Policia e Kosovës: "automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)"

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj është identifikuar një rast i kontrabandës me mallra dhe është arrestuar një person i dyshuar.

Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar: Njëqind e katër (104) pako me vaj motorik, katër (4) fellne mercedes AMG, gjashtë (6) goma të veturës.

Pamje se çka është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika