Arrestohet një i dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore

I dyshuari për përfshirje në veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes të produkteve të dëmshme mjekësore është intervistuar dhe më pas, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës

Një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari kishte përfituar materialisht dhe njëherësh, ai ka rrezikuar shëndetin e pacientëve, të cilët i kanë konsumuar barnat.

“I dyshuari, ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve të cilët kanë konsumuar barnat e tilla. Barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici”, shkruan Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit erdhi nga bashkëpunimi në mes hetuesve policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika