Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “rrëmbim”.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur të martën.
“Lidhur me rastin njësitë relevante policore në bashkëveprim kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe viktimën mashkull dhe të njëjtit janë intervistuar ku me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK-ja.