Arrestohet një i dyshuar për shpërndarjen e videove me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

Në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar për shpërndarjen e videove të abuzimit seksual të fëmijëve në rrjetet sociale, ndërsa prokurori ka vendosur lirimin e tij pas hetimit preliminar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Prishtinë, të enjten rreth orësh 11:00, pasi i njëjti ka bërë shpërndarjen e disa videove me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se i dyshuari është liruar pasi prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë në procedurën e rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika