Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj ekipit të “Nacionales”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se “një person është arrestuar mbi dyshimin se i njëjti ka kryer sulmimin ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se një person është arrestuar pasi e ka sulmuar ekipin e mediumit “Nacionale”, gazetarin Vullnet Krasniqin dhe kameramanin e këtij mediumi.

Gashi ka thënë se “një person është arrestuar mbi dyshimin se i njëjti ka kryer sulmimin ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest.

E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit.

Ekipi i “Nacionales” që ishte prezent për të përcjellë këtë protestë, është sulmuar fizikisht.

Gazetari i “Nacionales”, Vullnet Krasniqi dhe kameramani dyshohet se janë sulmuar nga disa persona.

Krasniqi ka informuar redaksinë e “Nacionales” se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i “Nacionales”.

Aktualisht, ekipi i “Nacionales” është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.

Ndryshe, Besim Berisha ka thirrur të mbahet ky marsh kundër DokuFest, pasi në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë që është konsideruar si vulgare, për shkak se shumica nga artistët janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

Ky ështe sulmi i 54-t ndaj gazetarëve dhe kameramanëve këtë vit, sipas faqes së AGK-së. Në vitin 2020, Kosova kishte regjistruar 24 sulme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika