Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për tentim vrasjen e ndodhur më 3 janar 2025.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025, 18:53. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.