Arrestohet një i dyshuar për therje me thikë në Prishtinë, tre të lënduar

Policia e Kosovës/ Foto: Visar Loku

Tre persona janë lënduar, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë sot në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa ka shtuar se një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

“Sot rreth orës  13 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, u shpreh Ahmeti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika